Policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me një tentim vrasje të kryer pasditen e së martës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Viktima ka pranuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Nga njësiti policor është hasur edhe vetura e dyshuar e braktisur. Në konsultim me prokurorin vetura e dyshuar sekuestrohet dhe rasti iniciohet “Vrasje në tentativë”.
“Prishtinë 26.03.2024-13:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në shoqëri me dy persona me veturën me targa lokale, nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij disa herë. I njëjti ka pësuar lendime trupore dhe ka pranuar tretman mjekesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nga njësiti policor është hasur edhe vetura e dyshuar e braktisur. Në konsultim me prokurorin vetura e dyshuar sekuestrohet dhe rasti inicohet si i tillë”, thuhet në njoftim.