Një grua është plag’osur sot në Bresje të Fushë Kosovës. Ajo është plag’osur nga një burre.
Lidhur me këtë reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila i ka uruar vikt’imes shërim të shpejt.
Ajo tha se personi i dyshuar ka qenë në mbajtje për dhu!në dhe sa është liruar ka shtënë me ar’më mbi gruan.
“Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me ar’më zjarri mbi gruan e tij. Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhun’ës por edhe vras’jeve’, tha Haxhiu.