Ish-lojtari i Interit pezullohet për shkak të mashtrimeve me teste të anti-dopingut.
Bëhet fjalë për brazilianin Gabriel Barbosa i njohur me nofkën “Gabigol”, ku i cili dënimi i tij është me efekt prapaveprues dhe ka hyrë në fuqi më 8 prill 2023 dhe lojtarit i ndalohet të luajë deri në prill të vitit të ardhshëm.
Gabriel, thuhet se ka shkelur nenin 122 të Kodit Brazilian të Antidopingut, që i referohet mashtrimit apo tentativës së mashtrimit në çdo fazë të procesit të kontrollit.
Andaj lojtari, ka bërë të ditur që do apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë.