Kitaristi Petrit Çeku, i cili me tingujt e tij që burojnë nga kitara e ndërtuesit Ross Gutmeier, ka mahnitur publikun në secilën performancë të tij, tashmë mjeshtërinë e tij do ta ketë mundësinë t’ua përcjellë edhe gjeneratave të reja, kësaj radhe në cilësinë e profesorit në Universitetin prestigjioz të Grazit.
Për këtë lajm ka njoftuar vetë Çeku përmes një statusi në Facebook, ku është shprehur jashtëzakonisht i lumtur për titullin që i është dhënë dhe për mundësinë që të punojë dhe të ndajë përvojën e tij me muzikantët e rinj.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur t’ ju njoftoj se më është dhënë titulli i profesorit në Universitetin prestigjioz të Graz-it dhe se do të filloj të jap ligjërata në muzikë këtë vit. Është një privilegj i madh që të bashkohem në këtë fakultet të mrekullueshëm dhe veçanërisht në departamentin e shquar të kitarës, i cili përfshin të mëdhenjtë Paolo Pegoraro dhe Lukasz Kuropaczeëski dhe me të vërtetë mezi pres të punoj dhe të ndaj përvojën time me muzikantë të rinj të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Çeku.