Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

E quajnë antibiotik natyral për një arsye, përfitimet e majdanozit janë më të mëdha nga sa mendoni

14. May 2025

Pak orë para takimit të ftuar nga Osmani, Kuvendi në provën e 16-të për konstituim

14. May 2025

Vëllezërit Menendez drejt lirimit me kusht

14. May 2025

Policia e gjen personin që i kishte humbur portofoli, pasi ia dorëzoi një qytetar tjetër në stacion

14. May 2025

Xuxi i këndon “Hyjneshës së Prishtinës”

14. May 2025

KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë është ndërprerë për qytetarët e Drenasit

14. May 2025

Google sjell hyrjen pa fjalëkalim në Android

14. May 2025

Publikohet një fotografi e rrallë e tri ikonave të humorit shqiptar

14. May 2025

BE-ja ka një lajm të keq për mashtruesit e kilometrazhit

14. May 2025

Pse e marta, data 13 konsiderohet dita më e “pafat” e vitit?

14. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lifestyle»Pesë mënyra për t’u ndjerë si në pushime edhe kur s’mund të shkosh
Lifestyle

Pesë mënyra për t’u ndjerë si në pushime edhe kur s’mund të shkosh

29. July 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Nëse ke nevojë për pak kohë për veten, këto këshilla mund të ndihmojnë të rikrijosh atë ndjenjën e pushimeve.

Le të jemi të qartë: Të gjithë do dëshironim një pushim të merituar dhe çlodhës herë pas here. Sa më shpesh, aq më mirë, për të qenë të sinqertë. Të mund të largohesh nga rutina e përditshme, të eksplorosh destinacione të reja dhe të zhytesh në një kulturë tjetër është një luks që s’mund ta refuzojmë. Por, ndonjëherë jeta ka plane të tjera. Dhe kjo do të thotë që ndonjëherë nuk të krijohen mundësitë të largohesh nga shtëpia, madje as për disa ditë.

Sidomos kur ke një jetë të ngarkuar, të shkosh në pushime mund të ndihet si një arratisje perfekte.

Për disa, është edhe mënyra e vetme që mund të relaksohen, pasi në shtëpi janë të mbytur me punë, duke nisur nga përkujdesja për fëmijët dhe punët e shtëpisë. Por, të shkuarit në pushime do të thotë më shumë shpenzime, një luks që jo të gjithë mund ta përballojnë.

Fatmirësisht, edhe nëse nuk po largohesh nga vendi apo nuk po merr disa ditë pushim, ka mënyra për të bërë që të ndihesh sikur po pushon për një kohë të shkurtër. Pra, nëse ke nevojë për pak kohë për veten, këto këshilla mund të të ndihmojnë të rikrijosh atë ndjenjën e pushimeve.

  1. Luaj rolin e turistit

Çfarë është një nga gjërat kryesore që bëjmë kur vizitojmë një vend të huaj, një destinacion të panjohur? Kërkojmë për atraksionet turistike më të rëndësishme të qytetit dhe bëjmë një përzgjedhje të atyre që duam të vizitojmë. Çuditërisht, është e rrallë të vizitojmë ato vende turistike afër shtëpisë.

Herën tjetër kur dëshiron të marrësh një ditë pushim, bëj një listë të vendeve që duhet t’i shohësh në qytetin tënd dhe organizo një udhëtim të vogël. Bëj siç do të bëje kur je jashtë vendit: merre kamerën, përgatit një piknik dhe mos harro listën e këngëve për udhëtimin.

  1. Porosit ushqim nga jashtë

Një tjetër avantazh i të qenit në pushime është fakti që nuk ke pse të gatuash për veten. Sigurisht, gatimi mund të jetë një aktivitet tërheqës, por ndonjëherë është mrekulli të relaksosh këmbët nën tavolinë dhe thjesht të shijosh një vakt të shkëlqyer. Nuk mund të shkosh në pushime apo në restorant? Porositja e ushqimit mund të jetë zgjidhja e përsosur dhe një mënyrë për t’u çlodhur. Dekoro tavolinën, ndiz qirinjtë dhe lëri enët për ditën tjetër. Nëse do ishe në restorant, nuk do të laje enët më pas, apo jo?

  1. Ktheje dhomën tënde në një “dhomë hoteli”

Për ne, një nga gjërat më të bukura te një hotel është ndjesia që të jep dhoma. Çarçafë xixë, një minibar dhe ndoshta edhe një hapësirë të vogël për të pushuar – menjëherë na bëjnë të ndihemi të qetë. Diçka që nuk mund të thuhet për dhomën tonë të çrregullt në shtëpi… Fatmirësisht, ka diçka që mund të bësh për këtë. Në vend që të harxhosh për pushime, ndoshta provo të investosh në shtëpi. Dhe në vend që ta kthesh dhomën tënde në pjesën më të çrregullt të shtëpisë, provo ta kthesh në një hapësirë që “ke qejf të rrish e të pushosh”. Nuk të duhet shumë: disa qirinj, ndriçim i ngrohtë dhe një kënd për kafe apo çaj: e bukura qëndron te detajet.

  1. …ose ose – Mos bëj asgjë

Sa shpesh e gjen veten duke mos bërë asgjë për një ditë të tërë në shtëpi? Asnjëherë, apo jo? Dhe sa shpesh e bën këtë gjatë pushimeve? Më shpesh, mendojmë ne. Nëse vërtet nuk ke buxhet për të bërë një udhëtim, për të porositur ushqim apo diçka tjetër të ngjashme, të paktën provo të planifikosh një ditë gjatë së cilës nuk bën asgjë fare. Kalo nga krevati në divan dhe përsëri, lexo një libër, shiko seriale dhe ngroh një pica në furrë. Ndonjëherë duhet të shkëputesh plotësisht për të qenë në gjendje të rikarikosh bateritë.

128

Pushime
Share. Facebook
Previous ArticleU rrëzua në mes të koncertit, reagon Capital T
Next Article Seuli: Vajza e Kim Jong Un, pasardhësja potenciale në pushtet

Related Posts

E quajnë antibiotik natyral për një arsye, përfitimet e majdanozit janë më të mëdha nga sa mendoni

14. May 2025

BE-ja ka një lajm të keq për mashtruesit e kilometrazhit

14. May 2025

Pse e marta, data 13 konsiderohet dita më e “pafat” e vitit?

14. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

E quajnë antibiotik natyral për një arsye, përfitimet e majdanozit janë më të mëdha nga sa mendoni

Read More

Pak orë para takimit të ftuar nga Osmani, Kuvendi në provën e 16-të për konstituim

Read More

Vëllezërit Menendez drejt lirimit me kusht

Read More

Policia e gjen personin që i kishte humbur portofoli, pasi ia dorëzoi një qytetar tjetër në stacion

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.