Mjekët kanë zbuluar pesë gabime që njerëzit bëjnë që shkaktojnë rënien e flokëve.
Dermatologët Muneeb Shah dhe LJ Maxfield kanë shpërndarë një video duke i paralajmëruar njerëzit për to.
Shah shpjegon se dëmtimi i skalpit dëmton edhe rrënjën e flokëve dhe kjo shumë herë është e parikthyeshme.
Ata shpjeguan gabimin e parë – larjen e flokëve. Dermatologët theksuan se shpeshtësia e larjes së flokëve varet nga individi. Por, vunë në theks se duhet të zgjedhet rutina që i përshtatet atij individi që të shmanget rënia e flokëve, shkroi TheSun.
Gabimi i dytë është se shumë njerëz janë të vrazhdë me skalpin. Zgjidhja është e thjeshtë: Jini të butë.
Gabimi i tretë është trajtimi i problemit të gabuar. Për shembull, ai me zbokthin duhet të trajtohet në mënyrën e duhur duke folur me një profesionist që e di se çfarë ju duhet.
Çështja e katërt është nëse stili i flokëve është shumë i shtrëngueshëm.
Maxfield thotë se kapja e flokëve lart dhe shtrëngueshëm i ngreh ato dhe më pas tërhiqen duke shkaktuar dëm të pariparueshëm ose humbje të flokëve.
Gabimi i fundit është i nxehti në flokë. Dermatologët thonë se kjo ka një zgjidhje të thjeshtë, të ndaloni pak tharësin e flokëve ose drejtuesen.