Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, tashmë banori i Big Brother VIP Albania, Gjesti, po vazhdon të jetë personazhi më i dashur për publikun.
Ani pse kur hyri në shtëpinë e BBVA nuk u prit edhe aq mirë nga banorët, duket se dashuria dhe mbështetja e publikut dhe personave jashtë shtëpisë ndaj tij, po shtohet çdo ditë e më shumë.
Gjatë ditës së sotme ka arritur një tjetër dron për rep-artistin, e kësaj rradhë nga vendlindja e tij Peja.
Me një parashutë me “I Love Peja”, dhe krahas fotos se Gjestit shkruan “From London Boys”.
Gjesti është gëzuar dhe është emocionuar pa fund.
Më poshtë ndiqeni reagimin e tij.