Një përplasje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e Gjykatës në Suharekë, ku një person ka sulmuar një tjetër me mjet të fortë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se të dy personat e përfshirë në incident ishin pjesëmarrës në një seancë gjyqësore.
“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishit duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin”, deklaroi Bytyqi.