I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me Shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë takuar sot Komandantin e KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia.
Sipas njoftimit të KFOR, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun.
“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së”, thuhet në njoftim.