Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se po vazhdon transformimi i kryeqytetit.
Rama ka shkruar në Facebook se ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” është në fazën e prokurimit.
“Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skënderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja”, ka shkruar Rama.
Ai ka shtuar se në këtë mënyrë po krijojnë më shumë hapësira për këmbësorë e gjelbërim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët.