Reperit kanadez me famë ndërkombëtare, Drake, iu është përmbytur shtëpia luksoze si shkak i vërshimeve në Kanada.
Videoja tregon se si shtëpia e tij është përmbytur e tëra nga uji, teksa një person tenton t’i mbyllë dyert dhe largojë ujin.
Toronto e Kanadasë u përfshi nga përmbytjet, për shkak të stuhive të shiut të paralajmëruar në këtë zonë ditë më parë.
