Fation Kuqari la të shtunën shtëpinë e Big Brother Vip, një vendim të cilin e mori ai vetë.
Shkak i kësaj situate ishte i përfshirë edhe Meritoni, për të cilin Fationi tha në “Fun Club” se nuk është ai konkretisht arsyeja që doli, por fjala që dha dhe mesazhi që donte të përcillte.
“Mua nuk më nxori Meritoni, dhashë një fjalë por jo atij. Nuk e kam me atë, kam parë shumë skena që nuk e gjeja veten. E dimë se sa burra, pijanecë që rrahin gratë e tyre. Unë nuk doja ta lejoja këtë mesazh dhe ta dënoja. Unë thash nëse nuk dënohet, unë dal. Për mua nuk vlen 100 mijë euro, për mua vlen fytyra ime. Jam njeri në fund të ditës, më vlen më shumë kjo gjë”, u shpreh ai.