![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Autoritetet greke kanë bllokuar rreth 7 tonë perime me përmbajtje të lartë pesticidesh, të cilat vinin nga Shqipëria.
Lajmi është publikuar nga mediat greke edhe nga Sistemi i Shpejë i Alarmit të Ushqimit, një sistem për raportimin e çështjeve të sigurisë ushqimore brenda Bashkimit Evropian.
Sipas mediave greke sasia me perime, speca, kunguj dhe domate është kapur në fillim të tetorit dhe pas analizave të bëra në datën 23 tetor ka rezultuar se perimet kishin përmbajte të lartë chlorpyrifos (0.17 mg / kg – ppm).
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Sekuestrimi i 6,995 kg perimeve u bë nga Inspektorët e Ushqimit të Drejtorisë Rajonale Ekonomike dhe Veterinare të Njësisë Rajonale Piraeus, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Blegtorisë.
Sasia e sekuestruar është si më poshtë:
401 kuti specash me peshë 4,687 kg
250 kuti kunguj të njomë me peshë 1,751 kg, përcjell infoline-news.