Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi doli nga prokuroria, ku u intervistua për rastin e mbetjeve shtazore.
Pas daljes nga objekti i Prokurorisë Speciale, Bislimi refuzoi t’i përgjigjej mediave.
Lidhur me rastin e dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore, në cilësinë e të dyshuarit u pati intervistuar ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.
Bislimi u intervistua meqë Peci në një deklarim publik e kishte implikuar atë, duke thënë se për çështje të fabrikës ishte takuar disa herë me të.