Janë zvogëluar pritjet në pikat kufitare si në hyrje po ashtu edhe në dalje të Kosovës.
Pak më e ngarkuar del të jetë ajo te Dheu i Bardhë.
Për të hyrë në Kosovë pritjet janë 15 minuta ndërsa për të dalë 10 minuta.
Nga 10 minuta pritjet janë për të dalë nga Kosova edhe në Jarinjë e Merdarë.
Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.