Brenda pak orësh, Lionel Messi zyrtarisht do të zbulojë të ardhmen, nëse do të qëndrojë apo largohet nga Barcelona.
Kështu raportojnë gjitha mediat në Spanjë, sipas të cilave gjithçka do të sqarohet përmes një komunikate që kanë përgatitur avokatët e 33-vjeçarit argjentinas.
Sipas AS, avokatët e Leos do t’i përgjigjen përmes një komunikate edhe La Ligës, gjithçka do të jetë zyrtare brenda pak orëve dhe do të marrë siç duket sot fund telenovela ‘Messi’.
Kjo e bën edhe më interesante situatën nëse do të qëndrojë apo largohet Leo.
Derisa “Sphera Sports”, raporton se Leo do të konfirmojë zyrtarisht se ka vendosur të qëndrojë deri në vitin 2021, në anën tjetër avokatët do të merren me La Ligan për reagimin ditë më parë se klauzola 700 milionë euro është ende valide.