Vetëm fundjavën e kaluar, dy persona janë vrarë në Kosovë.
Të premten një 19 vjeçar humbi jetën pas plagëve të marra nga thika si pasojë e një përleshje mes dy grupe të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës.
Ndërsa mëngjesin e së dielës, një qytetar dyshohet u vra nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, krejt kjo për shkak të një mosmarrëveshjeje pas një aksidenti në trafik.
Për këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar personi me iniciale V.H pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Njësiti për mbrojtje të afërt.
Ndërkohë, numri i madh i vrasjeve vazhdon të mbetet shqetësues në vendin tonë. Vetëm gjatë këtij viti janë vrarë 19 persona.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës dërguar për lajmi.net, në vitin 2019, kanë ndodhur 19 vrasje, ndërsa në vitin 2018, 16 vrasje më shumë, pra 35.
Nga 19 raste, 10 prej tyre janë cilësuar si vrasje të rënda, një vrasje nga pakujdesia dhe gjashtë janë cilësuar si vrasje.
Ndërsa gjatë kësaj periudhe, sipas policisë, kanë ndodhur 111 tentativa për vrasje.
Këtë vit është vrenjtur një ulje e numrit të rasteve të vrasjeve, krahasuar me vitet paraprake.
Gjatë viti 2018, në Kosovë, kishin ndodhur 35 vrasje, pra 16 më shumë se këtë vit. 11 prej tyre janë cilësuar si vrasje të rënda, ndërsa tri vrasje nga pakujdesia.