Kush nuk do të donte një fytyrë tërë shkëlqim, pa njolla nga hiperpigmentimi dhe pa akne? Po nëse do t’ju thonim se mund ta arrini këtë pamje pa përdorur serume dhe hidratues të shtrenjtë?
Në vend të tyre, mund të përgatisni një maskë natyrale të bërë në shtëpi dhe për këtë ju duhen vetëm 3 përbërës që gjithsecili i ka në shtëpi. Maska që duam t’ju tregojmë është e thjeshtë dhe mund ta përdorni sa herë që lëkura ju duket disi pajetë dhe ka nevojë për pak hidratim.
Përbërësit
1 banane
1 lugë mjaltë
3 pika limoni
Për një fytyrë të shndritshme dhe pa akne, kjo
Përfitimet e bananes
Të gjithë e njohim bananen si një frut të shijshëm dhe të ëmbël, por ajo ka edhe përfitime të shumta për shëndetin e lëkurës. Banania është një hidratues i shkëlqyer pasi është i pasur me kalium dhe ndihmon shumë lëkurat e thata. Ajo gjithashtu kontrollon prodhimin e vajit, parandalon daljen e akneve dhe ka veti antirrudhë.
Përfitimet e mjaltit
Mjalti ndihmon për pastrimin e akneve, plagëve, hidraton thellësisht lëkurën, vepron si pastrues i poreve, parandalon djegiet nga dielli dhe i jep fytyrës shkëlqim.
Përfitimet e limonit
Lëngu i limonit përmban vitaminë C, e cila vepron si një antioksidant për lëkurën dhe parandalon plakjen e parakohshme. Për shkak të nivelit të lartë të pH-së, ul yndyrën dhe inflamacionin. Gjithsesi, për shkak se ka përmbatje acide, këshillohet të përdoret rrallë dhe në sasi të vogla.
Përgatitja e maskës
Merrni një tas të vogël dhe shtypeni bananen derisa të krijohet një pastë homogjene. Shtoni 1 lugë gjelle mjaltë dhe 3 pika limoni. Përziejini mirë dhe aplikojeni pastën. Prisni për 20 minuta dhe më pas shplajeni fytyrën me ujë të ftohtë. E mira është që në fillim ta përdorni maskën vetëm 2 herë në javë. Nëse shihni që lëkura mund ta përballojë mirë limonin, përdoreni 3 herë në javë.