Mbrëmjen e kaluar, Vjosa Osmani ka zyrtarizuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
14 shkurti është dita kur qytetarët do t’u drejtohen qendrave të votimit, për të zgjedhur të parin e tyre, si dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve.
LEXO EDHE: Fushata zgjedhore fillon me 3 shkurt, përfundon me 12 shkurt
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u bë e ditur se fushata zgjedhore për partitë politike fillon me datën 3 shkurt dhe përfundon me datën 12.
Fushata zgjatë 10 ditë gjithsej, kurse sa i përket aplikimit të diasporës për regjistrim në votim fillon më 13 janar, deri më 24 janar.
“Periudha e votimit përmes postës fillon me dy shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve”.
Duhet përkujtuar që edhe në zgjedhjet e kaluara pati një numër të madh të votuesve nga diaspora, që votat e tyre padyshim kanë një rëndësi të madhe për secilin kandidat.