76 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku që nga muaji janar e deri në muajin shtator.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në muajin shtator të këtij viti, shtatë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se gjatë muajit janar-shtator, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka më pak persona të vdekur.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Sipas policisë, në periudhën janar-shtator të vitit 2018, kanë qenë gjithsej 69 aksidente fatale, ku 90 persona kanë vdekur.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Ndërkaq në po të njëjtën periudhë kohore të këtij viti, kanë ndodhur 66 aksidente me fatalitet, pra tre më pak dhe kanë qenë 76 persona që kanë humbur jetën për dhjetë muaj, apo 14 më pak krahasuar me vitin 2018, raporton lajmi.net.
Po ashtu statistikat e përgjithshme për dhjetë muaj tregojnë se këtë vit ka pasur më pak aksidente mirëpo, më shumë tiketa të shqiptuara.
Sipas Policisë së Kosovës, në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar kanë qenë 4 mijë e 668 aksidente me lëndime, ku 9 mijë e 354 persona kanë mbetur të lënduar.
Ndërkaq për periudhën e njëjtë kohore, në vitin 2019 kanë ndodhur 4 mijë e 443 aksidente me lëndime apo 225 më pak se vitin e kaluar, kurse persona të lënduar kanë mbetur 8 mijë e 625 apo 729 më pak se në 2018-tën.