Peceta që fshiu lotët Messi në shitje, ja çmimi i saj
Lionel Messi ishte kryetema e ditëve të fundit. Pas prishjes së kontratës me Barcelonën dhe lotëve në konferencë për media edhe atyre që nuk përcjellin futboll u interesoi se ku do të shkonte tani futbollisti më i mirë në botë. Ai sapo është bërë pjesë e Paris Saint Germain, ku ka firmosur për dy sezone dhe Lionel Messi është shfaqur menjëherë i karikuar maksimalisht për aventurën e tij të re, teksa ka theksuar se mezi pret të zbresë në fushë me fanellën e klubit kryeqytetas.
Mirëpo le të kthehemi pak tek pjesa ku Messi mes lotësh lajmëroi largimin nga Barcelona dhe fokusohuni tek peceta që ai po fshinte lotët … Do thoni ju PSE?! Kjo pecetë ka dalë në shitje për një çmim marramendës. Bëhet fjalë për shifrën e 1 milion dollarëve! Po po e dëgjuat mirë! Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle dhe konfirmojnë këtë gjë. Një nga fansat e yllit argjentinas e mori pecetën që Messi la mbi tavolinën ku ishin vendosur mikrofonat gjatë konferencës për shtyp dhe e ka nxjerrë në shitje në një nga faqet më të njohura spanjolle. Në përshkrimin e produktit thuhet se peceta përmban materialin gjenetik të Messi-t dhe se mund të përdoret në të ardhmen për të klonuar futbollistin. Gjithashtu thuhet se peceta është e rrudhosur, por në gjendje të mirë.