Duke folur rreth mundësisë së rrëzimit të qeverisë Hoti, Bedri Hamza ka thënë se PDK dhe Vetëvendosjes, si dy parti opozitare, kanë vetëm 55 vota e që do të ishin të pamjaftueshme, pa e pasur edhe mbështetjen e subjekteve tjera në Kuvend.
Hamza ka kërkuar ligj të përbashkët për rimëkëmbjen ekonomike, në mënyrë që t’iu dilet në ndihmë qytetarëve në kohë pandemie.
Sipas tij, përmbajtja aktuale e pakos për rimëkëmbje ekonomike nuk është adekuate pasi si i tillë nuk mund t’i përmbushë kërkesat, për shkak të rënies ekonomike për 2020.
“Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është adekuat për kohën e tashme”, u shpreh ai.