Partia Demokratike e Kosovës është tërhequr nga propozimi për mocion procedural për përfshirjen e dy projektligjeve në procedurë të shqyrtimit në Kuvend. Kjo pasi nuk gjeti mbështetje.
Shefi i GP të PDK-së Hamza, tha se duke parë që nuk ka pajtueshmëri, PDK-ja e tërheq projekt ligjet.
Hamza ka thënë se qëllimi i këtij propozimi ka qenë që të ndihmohen bizneset e qytetarët, por po tërhiqen pasi nuk ka pajtueshmëri.
“Qëllimi i propozimit është qenë të krijojmë bazën legale që përmes ligjit t’ju mundësohet që institucionet të krijojnë bazë legale që t’ju ndihmohet mbi 1 mijë të punësuar që kanë mbetur pa të ardhura, ka qenë qëllimi që të ndihmohen dhjetar mijëra biznese, të ndihmohen komunat e Kosovës në këtë situatë, të përkrahen komunitetet jo shumicë dhe të gjitha kategoritë që janë të specifikuara me ligj. Përmes ligjit ne kemi ardhë me propozim. E di që qeveria mund deri në 30 ditë por kur ekziston vullneti që nuk ka situatë me e rëndë se kjo, prandaj në aspektin procedural dhe teknik gjithçka ka mundur të procedohet tutje. Ne si grup parlamentar duke ditë që me rezolute bazuar edhe në nenin 56 sipas të cilës propozuesi mund ta tërheq propozimin dhe të njëjtat rregulla vlejnë edhe per mocioni përmbajtjesor ne tërhiqemi meqë nuk ka interes që të diskutohet”, ka thënë Hamza.
Për këtë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka të drejtë që të vendos pika shtesë në seancë të jashtëzakonshme.
“Nuk kam të drejt të vendosë pika të reja në rendin e ditës në seancë të jashtëzakonshme kështu që nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë Osmani.