Patrisi është kapur në komente me një person që i ka shkruar në Facebook ish-partneres së tij, Tunës.
Altuna Sejdi – Tuna që ka mbajtur shtatzëninë e dytë larg syrit të mediave, ka qenë cak i komenteve negative dje gjatë ditës.
E për këtë arsye ka reaguar Patrisi duke i dalë në mbrojtje të njejtës.
Berisha ka komentuar në postimin që ka bërë dje Tuna ku edhe ka lajmëruar se ka sjellë në jetë një djalë.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Megjithatë, Patrisi ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër komentuesit, duke e sharë të njëjtin me nënë.
Tuna djalin e ka pagëzuar me emrin Zen. Lindja e djalit të saj të dytë ka rastisur të jetë në Ditën e Nënës.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës. Proud Mom of Tian and Zen “, ka shkruar ajo.