Pasi bënë namin në rrjet, Sindi bën deklaratën e papritur për Jasminën
Pak ditë më parë, Jasmina e cilësoi Sindin si vajzën që vishej më keq në Përputhen. Sigurisht, deklarata e saj nuk u prit aspak mirë nga kjo e fundit, e cila nuk ia kurseu një përgjigje thumbuese.
Sindi publikoi një foto në rrjete sociale, duke treguar se fustanin që kishte veshur Jasmina atë mbrëmje, ajo e kishte veshur që në dhjetor. Pas kësaj ngjarjeje, Sindi i ka habitur të gjithë.
Gjatë një bisede me ndjekësit, ish-konkurrentja ka treguar se ajo dhe Jasmina janë pajtuar dhe janë shoqe me njëra-tjetrën.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)