Pas thumbimit të Locos, Serena thumbon akoma më rënde ish-konkurrentin e “Përputhen”
Arjoni i propozoi për martesë partneres, ish-konkurrenti i njohur i “Përputhen” shpërthen ndaj dyshes
Pak ditë më parë Serena Sula festoi 20 vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë, Arjon Luli i propozoi për martesë dhe ajo pranoi.
Dyshja kanë marrë urime të shumta, por nuk kanë munguar as thumbimet. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Elvis Loco ka publikuar në rrjete sociale një foto të dyshes, duke u hedhur një goxha thumb.
“I urojmë suksese çiftit të parë LGBT në Shqipëri. Me hapa të vegjël, por të sigurt drejt Europës”, ka shkruar ai.
Modelja nuk ia lë me kaq e thumboi akoma më rënde duke replikuar në story në llogarinë e saj në Instagram, shkruan infoline-news.