Pas sherrit në studio, Meridiani go/det sërish Balinën!
Meridian Ramçaj nuk është më pjesë e Big Brother Vip, kjo për shkak të eliminimit të tij të premten e kaluar. Ish banori i BBV ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në instagram.
Ishte Donaldi ai që e nxori në nominim duke e çuar në garë me të edhe Ilirin. Gjatë transmetimit të së premtes Meridiani u për/plas me fjalë të rënda me Balina Bodinakun, opinionisten e BBV.
Ndaj nuk iu shpëtoi pyetjeve lidhur me sherrin që e patën së bashku. “Çfarë mendimi keni për Balina Bodinakun, që dukshëm nuk është transparente në gjykimet e saj?, ishte pyetja që iu adresua ish banorit.
Ndërkohë Meridiani e konsideroi Balinën si fanse të tij në bazë të përgjigjes që i japi. “Nuk kam komente për fansat!”, përgjigjet Meridiani.
Përveç Balinës, Meridiani ka pasur edhe një për/plasje të fortë në rrjtete sociale me Romeo Veshaj, pas akuzave të tij dhe fjalëve të rënda për Donaldin dhe Beatrixën.
Një tjetër banore që sul/mohet herë pas here nga Meridiani, është edhe Einxhel po ashtu, e cila s’ka pasur thuajse fare kontakte me të brenda shtëpisë.