Sirena turke për Vedat Muriqin. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pritet ta mbyllë aventurën spanjolle me Mallorcan. Klub ku bën pjesë prej janarit të vitit 2022.
Gjatë këtyre viteve, 30-vjeçari nga Prizreni ka shënuar 28 gola me ishullorët, teksa ka dhuruar edhe 9 asistime për shokët e ekipit.
Te Besiktasi, skuadër që pak ditë më parë siguroi një triumf fantastik 5-0 në finalen e Superkupës përballë Galatasarayt, luajnë edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica.
Një destinacion që pëlqehet edhe nga vetë Muriqi, i cili më parë ka luajtur në Turqi me skuadra si Fenerbahce, Rizespor, Genclerbirligi dhe Giresunspor.
Qendërsulmuesi është pjesë aktive e Kosovës prej tetorit të vitit 2016, teksa numëron 51 ndeshje dhe 26 gola me skuadrën dardane.