Diola Dosti dhe Erolld Belegu, një çift tejet i komentuar në shtypin rozë, vazhdojnë të befasojnë ndjekësit e tyre në Instagram me eksplorimet e vendeve të shumta të botës.
Pas pushimeve në Maldive, dyshja kanë vizituar qytetin e bukur të Ulqinit.
Këtë e bënë të ditur ata të dy, përmes postimeve të shumta në Instagram, duke ndarë pamje të destinacionit që ata zgjodhën.
Prej kur bënë publike lidhjen e tyre, Diola dhe Erolldi kanë qenë tejet të komentuar, madje kanë ndarë shpesh postime të pushimeve të tyre luksoze.
Tani, pas kthimit nga Maldive, dyshja kanë shkëmbyer plazhet tropikale me bregun e mahnitshëm të Ulqinit.