Chiara dhe Fedez kanë nxjerrë në shitje vilën ëndrrave, “Villa Matilda”, (e emëruar me emrin e qenit të tyre) duke vendosur një hap drastik në martesën e tyre.
Kjo është rezidenca luksoze në liqenin e Comos që çifti e kishte blerë pak më shumë se një vit më parë, për rreth 5 milionë euro. Ishte Selvaggia Lucarelli që gjeti reklamëne vendosur në internet, nga një agjenci imobiliare që mori përgjegjësinë për shitjen.
“Ëndrra e shtëpisë së madhe në Como, të blerë as një vit më parë nga familja Ferragnez (me sa duket nga Fedez) ka dal në shitje. Vila është e aksesueshme nga liqeni”, ka shkruar gazetarja.
Ky është një kapitull tjetër, i cili i jep një pikë tjetër Ferragnez-it si çift. Vila mësohet – i ka mbetur Fedez-it, i cili ka vendosur ta shesë, duke i mbyllur kështu dyert e një bashkimi të mundshëm.