Brenda dhjetë minutave të para, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet në të gjithë trupin tuaj, duke bërë që presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës të rriten. Në një periudhë deri në 20 minuta, lidhet me receptorët e adenozinës, duke neutralizuar lodhjen.
Truri është një sistem kompleks dhe i ndërlikuar. Sa më shumë kafe të pini, aq më shumë receptorë adenozine formohen, që do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë kafe për të qëndruar zgjuar tani sesa kur keni filluar ta pini për herë të parë në rininë tuaj.
Në të njëjtën kohë, parandalon absorbimin e serishëm të dopaminës në sistemin tuaj, duke e lejuar atë të qëndrojë në tru për më gjatë, duke ju bërë të ndiheni pozitivë dhe më të lumtur për më gjatë, raporton BigThink.