Aeroplani i Austrian Airlines, një Boeing 777, duhej të kthehej në Vjenë, pasi fluturoi për dy orë nga kryeqyteti austriak për në New York, pasi pesë nga tetë tualetet u prishën.
“Ekuipazhi vendosi të kthehej pasi përcaktoi se një problem teknik po pengonte që tualetet të shpërlaheshin siç duhet”, ka thënë një zëdhënës i linjës ajrore, raporton The Guardian .
Në këtë fluturim ishin rreth 300 persona.
“Është hera e parë që diçka e tillë i ndodh asaj kompanie ajrore. Aeroplani është stacionuar në Vjenë, problemi u zgjidh dhe u kthye shpejt në shërbim”, shtoi zëdhënësi.
Pasagjerëve iu gjet zgjidhja në fluturime të tjera.