Pas problemeve që kaloi me shëndetin, Madonna është bërë më aktive në rrjetet sociale. Një ditë më parë, këngëtarja e famshme postoi fotot e saj të para pas daljes nga spitali.
Mbretëresha e pop-it ka ndarë me miliona ndjekësit në “Instagram” disa ‘selfie’ ku shfaqet me një arush pelushi në krah.
Kujtojmë se Madonna së fundmi ishte shtruar në terapi intensive pas një infeksioni bakterial, i cili u bë i ditur pas një njoftimi zyrtar se turneu i saj botëror ishte shtyrë.