Tiktokeri më i njohur në botë, Khaby Lame, është larguar nga SHBA-ja pasi u arrestua nga agjentë federalë.
Një zëdhënës i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave, tha se Lame i cili ka mbi 162 milionë ndjekës në TikTok, u ndalua të premten në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas pasi ai “kishte tejkaluar kushtet e vizës”.
Ndaj, ata që kanë një urdhër dëbimi në të dhënat e tyre mund të pengohen të lejohen të kthehen në SHBA deri në një dekadë.
Ndërsa ishte në SHBA, Lame – emri ligjor i të cilit është Seringe Khabane Lame, mori pjesë në Met Gala në New York.
Ai u bë i famshëm në internet gjatë pandemisë COVID-19, ku ai reagonte ndaj videove të ndërlikuara të pa thënë asnjë fjalë.