Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Roza Lati publikon videon e nxehtë me të dashurin

23. Juni 2025

Vesa nis bashkjetesën me Mirlind Dakun?

23. Juni 2025

Irani sul’mon Izraelin me raketa

23. Juni 2025

Laert Vasili viziton Prekazin: Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të lirisë

23. Juni 2025

Ana e “nxehtë” nga pushimet, ekspozon trupin

23. Juni 2025

Katër shqiptarë evakuohen me sukses nga Izraeli

23. Juni 2025

Blero i rikthehet intervistës pas ndarjes me Afronën: Ka ndodhur vitin e ndarjes – kisha mllef

23. Juni 2025

Adobe lançon aplikacion falas për iPhone: Foto më të qarta pa llogari dhe me teknologji të avancuar

23. Juni 2025

Kida dhe artisti maroken, paralajmërojnë hitin veror “Amoura”

23. Juni 2025

Britania paralajmëron Iranin: Përshkallëzimi do të ishte një gabim katastrofik

23. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Pas akuzave për keqpërdorim fondesh BIK paralajmërojnë masa ligjore ndaj ish-arkëtarit
Lajme

Pas akuzave për keqpërdorim fondesh BIK paralajmërojnë masa ligjore ndaj ish-arkëtarit

23. März 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media sot. Aty u mohuan akuzat për keqpërdorim të fondeve, duke i cilësuar si të pabazuara pretendimet e ish-arkëtarit Bahri Rexha.

Përfaqësuesi i Këshillit, Bahri Sejdiu, tha se institucioni vepron në përputhje me ligjin dhe transparencën.

Sipas tij, për ish-arkëtarin janë ndërmarrë masa ligjore, përfshirë një padi civile dhe një kallëzim penal për dyshime të bazuara për shkelje ligjore.

“Në cilësinë e përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndiejmë për obligim qe përmes këtij komunikimi publik të sqarojmë për besimtarët dhe opinionin e gjerë lidhur me pretendimet e fundit të shprehura nga ish-arkëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame tê Prishtinës, z. Bahri Rexha, në një platformë mediatike”, ka deklaruar Sejdiu.

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, vlerëson se deklaratat e ish-anëtarit, Bahri Rexha, kanë për qellim cenimin e imazhit dhe integritetit te institucionit tonë.

“Andaj, me këtë rast, theksojmë se pretendimet e tij janë të pabazuara dhe nuk mbështeten ne fakte apo prova konkrete. Ne si përfaqësues të Këshillit te Bashkësisë Islame të Prishtinës, sigurojmë të gjithë besimtarët se Këshilli dhe te gjitha organet e tij veprojnë ne përputhje të plotë me ligjin dhe standardet me te larta te transparencës dhe llogaridhënies. Çdo mjet financiar i besimtareve administrohet në mënyrë te ligjshme, dhe ne si Këshill, nuk do të lejojmë asnjë keqpërdorim te fondeve apo dëmtim te interesave te besimtarëve tanë.

“Padinë civile për kompensimin e demit të shkaktuar nga veprimet e dyshuara t® ish-arkëtarit z. Bahri Rexha, bazuar ne provat përkatëse; si dhe Kallëzim penal pranë organeve te prokurorisë për veprat penale te dyshuara që kanë rezultuar nga veprimet e tij. Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, fton organet kompetente, përfshirë Prokurorinë e Shtetit, që te trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe profesionalizëm, ne mënyrë qe e vërteta te dalë ne pah dhe tê merren masat ligjore te nevojshme ndaj çdo shkeljeje të konstatuar. Në përmbyllje të kësaj, ritheksojmë se çdo deklaratë e bërë nga ish-arkëtari, z. Bahri Rexha është e pabazuar dhe nuk mbështetet në asnjë provë ligjore. Këshilli i Bashkësisë Islame mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, mbrojtjes se interesave të besimtarëve dhe respektimit te ligjit”, ka thënë Sejdiu.

Ndërsa sipas avokatit, Florim Shefqeti, nuk ka prova për keqpërdorim nga Këshilli i BIK në Prishtinë, ndërsa ish-arkëtari Bahri Rexha përballet me fakte konkrete.

Sipas Shefqetit dyshimet lidhen me tërheqjen e 11 mijë dhe 17 mijë eurove, pa e ditur destinacionin e tyre, çështje që tashmë është në proces ligjor.

“Ideja është që të bëhet njoftimi i besimtarëve personi që dyshohet që ka keqpërdorur, nuk ka asnjë lloj keqpërdorim ndërsa ndaj atij që dyshohet përballet me fakte. Është fakti që ka pasur tërheqje të mjeteve 11 mijë dhe për 17 mijë euro nga ai person por nuk dihet se nga ka shkuar dhe për këtë merret procesi ligjor. Nuk ka shkelje përveç atyre qe janë bërë me kallëzim penal. Dyshimi kryesor është ai nga kallëzimi penal nga zotri Rexha, kjo nuk do te thotë që nuk mund të plotësohet në të ardhmen”, ka thënë avokati.

BIK
Share. Facebook
Previous Article“Kujdes mikrofonin”, videoja e Eglit me parukierin bëhet virale – Dyshohet se jep informacione
Next Article Horoskopi ditor, 23 mars 2025

Related Posts

Sot përpjekja e 36-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

23. Juni 2025

Ditë me diell sot, temperaturat arrijnë në 31 gradë Celsius

23. Juni 2025

Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike

22. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Roza Lati publikon videon e nxehtë me të dashurin

Read More

Vesa nis bashkjetesën me Mirlind Dakun?

Read More

Irani sul’mon Izraelin me raketa

Read More

Laert Vasili viziton Prekazin: Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të lirisë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.