Leah Remini dhe bashkëshorti Angelo Pagán janë duke shkuar në rrugë të ndara pas më shumë se dy dekadash martesë.
“Epo, ja ku jemi. Pas 28 vjetësh bashkë dhe 21 vjetësh martesë, kemi vendosur të bëjmë kërkesë për divorc”, nisi njoftimi. “Ky vendim erdhi pas shumë mendimeve dhe kujdesit, dhe sado i vështirë të jetë divorci, ne po i qasemi kësaj me një këndvështrim pozitiv sepse e dimë se është më e mira për ne”.