Apple ka njoftuar se do të ndërpresë riprodhimin e iPod Touch, duke i dhënë fund një pajisjeje të vlerësuar gjerësisht për revolucionarizimin e mënyrës sesi njerëzit dëgjojnë muzikë.
iPod Touch u projektua nga i njëjti ekip që më vonë shpiku iPhone, i cili shpejt e la në hije iPod-in.
Ndryshe, Apple përditësoi për herë të fundit iPod-in në vitin 2019.
Ka pasur modele të ndryshme iPod gjatë viteve – duke përfshirë Nano dhe Shuffle – por iPod Touch, i cili u lëshua në 2007 është modeli i fundit.
Apple thotë se ai do të mbetet i disponueshëm për ta blerë “derisa të jenë në dispozicion në stoqe”.