Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Showbiz»Partnerë në jetë dhe në krim – Nga Egjipti, në Miami dhe Bali, si Kristian dhe Drilona Boçi shpenzonin paratë e përfituara nga krimi
Showbiz

Partnerë në jetë dhe në krim – Nga Egjipti, në Miami dhe Bali, si Kristian dhe Drilona Boçi shpenzonin paratë e përfituara nga krimi

30. Juni 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Prokuroria e Tiranës futi në “grackë” biznesmenin e njohur Kristian Boçi, bashkëshorten e tij Drilona Boçi dhe 5 persona të tjerë të lidhur me ta.

Ata bashkërisht dyshohet se gjeneronin para, duke përfituar nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të prokurorisë së Tiranës Kristian Boçi rezulton i dënuar për drogë në Belgjikë ku dhe krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte para.

Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.

“Nga hetimi i kryer, u siguruan prova se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre,” njoftoi Prokuroria.

Po kush janë Kristian dhe Drilona Boçi?


Drilona Boçi është pronare e një nga atelietë më të njohura në Tiranë. Bëhet fjalë për “Altar”. Ajo është martuar me Kristianin në moshën 17-vjeçare dhe bashkë kanë dy fëmijë.

Pak vite më parë, ajo ka treguar se bashkëshortin e saj e ka takuar në moshën 16 vjeçare dhe ishte dashuri me shikim të parë. Për shkak të diferencës së moshës, prindërit e Drilonës nuk kanë qenë dakort me lidhjen, por me kohën gjërat ndryshuan.

Martesa nuk e ka penguar atë të marrë pjesë në konkurse bukurie dhe të përfundojë studimet për drejtësi.

Nga ana tjetër, Kristian njihet si një personazh dhe biznesmen i njohur, pasi është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e tij luksoze. Madje ai është edhe një mbështetës i sportistëve të boksit dhe njihet për shoqërinë e ngushtë me aktorin e humorit Bes Kallaku.

Pas ndarjes së Xhensilës me aktorin, ishte reagimi i Kristian Boçit që bëri xhiron e rrjetit. Ish miku i ngushtë i çiftit bëri një postim në rrjetet sociale ku shkruante se e kishte paralajmëruar për këtë fund.

Në Instagramin e tij, Kristian Boçi shkruante: “Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im, po më beso. Ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë vëlla. Bes Kallaku”.

Nga Egjipti, në Miami dhe Bali, si Kristian dhe Drilona Boçi shpenzonin paratë e përfituara nga krimi

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar rreth 50 milionë euro pasuri.

Në listën e pasurive të sekuestruara renditen: 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente dhe vila luksoze.

Mirëpo ajo që bie në sy është se mes 7 personave të përfshirë në këtë skenë, qëndron dhe emri i Kristian Boçit dhe bashkëshortes së tij, Drilona Boçi.

Ndër të tjera thuhet në njoftim se Kristian Boçi ka ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Drilona Boçi.

Kristian Boçi është një emër shumë i njohur në vend. Pasi cilësohet si biznesmen i madh, por edhe i njohur për jetën luksoze dhe marrëdhëniet me personazhet VIP.

Nëse “hedh” një sy në rrjetet sociale, menjëherë sapo futesh në profilin e Kristianit dhe Drilonës bie në sy jeta luksoze e çifit, mes makinash, e veshjeve të shtrenjta apo dhe udhëtimet në vende të ndryshme me avion privat.

Veç jetës luksoze, Boçi në rrjetet sociale reklamonte edhe bamirësinë që bënte për familje në nevojë, apo për persona që kishin probleme shëndetësore dhe kishin nevojë për ndihmë financiare.

Drilona Boci
Share. Facebook
Previous ArticleShtatzënë me Erolldin? Flet Diola
Next Article Horoskopi për të premten

Related Posts

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.