Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.
Meteo Kosova ka njoftuar se ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, ndërsa temperaturat do të shënojnë ngritje.
Minimalet do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.