Masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës së ardhshme, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore.
Sipas Institutit HIdrometeorologjik të Kosovës, të marten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus tre deri në minus një gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet minus një e një gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.