Sot parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta që nga orët e mëngjesit, të cilat do të përshkohen nga një front i fuqishëm ajror.
Fillimisht do të sjellë reshje shiu, por shumë shpejt ato do të shndërrohen në reshje bore në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat e larta malore, sidomos në jug, priten mbi 20 cm reshje të reja bore.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme gjatë kalimit të frontit, me shpejtësi prej 15 deri në 56 km/h, raporton MeteoKosova.