Gjatë fundjavës në vend do të ketë mot jostabil, diell dhe vranësira që do të përcillen pasdite me rrebeshe shiu dhe bubullima, ka bërë të ditur Prishtina Weather.
Nga e dita e diel ndërkaq do të ketë rënie të temperaturave.
“19.06.2020 – Pas motit më të ngrohtë dhe më stabil që mbretëroj ditën e sotme, në ditët e fundjavës, depërtimi i turbullirave nga Atlantiku me masa më të freskët ajrore, do të sjellin sërish kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima. Ndërsa, temperaturat, nga dita e diel do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare”, thuhet në njoftim.
Ditëve ndërkaq bëhet e ditur se do të mbajë mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Vende-vende ka mundësi që reshjet të jenë më intenzive, e ditën e martë të shoqëruara edhe me bubullima. Të mërkurën reshjet pritet të pushojnë