Qershori filloi me valë nxehtësie e po përfundon me një tjetër valë.
Kështu po shfaqen trendet e fundit për javët vijuese. Deri në ditët e para të korriku do të mbretërojë mot kryesisht stabil, me më shumë intervale me diell. Temperaturat maksimale ka gjasa të kalojnë edhe vlerat prej 35C në pjesën e dytë të javës.
Ndonëse trendi i temperaturave duke shkuar nga korriku, shkon në rënie, disa modele japin mundësi që temperaturat do të mbesin të larta edhe mbi 35C.
Meqenëse diferenca nga vlerat mesatare janë edhe mbi 5C, gjasat janë që kjo valë nxehtësie të vazhdojë edhe në korrik.
Ndërkohë që në këto kushte të të nxehtit ekstrem, preferohet që orëve të mesditës t’i shmangemi daljeve në ambiente të hapura, dhe të mbajmë trupin më të hidratuar, e sa më shumë të qëndrojmë në ambiente të freskëta.