Në Amerikë dhe shtetet tjera Perëndimore qe një kohë të gjatë është aktiv trendi i tatuazheve, ndërsa tashmë ky trend është shpërndarë përgjatë tërë botës, e veçanërisht në mesin e personave të rinj.
Sidoqoftë, studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet.
Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat e shkaktojnë tumorin. Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm.