Qeveria e Kosovës, përmes kryeministrit Albin Kurti, disa herë ka bërë me dije se planifikon hapjen e Urës së Ibrit, urë kjo që për më shumë se dy dekada e ka ndarë fizikisht qytetin e Mitrovicës.
Por, para se ta ndërmarrë një hap të tillë, ekzekutivi ka vendosur ta testojë urën.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i ka ndarë afro 10 mijë euro për analizen testuese për kapacitete të qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve.
Kjo ministri në E prokurimi ka publikuar edhe kompaninë që është fituese e kësaj kontrate.