Papa Leoni XIV ka nisur përdorimin e rrjeteve sociale zyrtare të Vatikanit, me një postim në “Instagram “për herë të parë të martën ku ka përsëritur fjalët e njëjta që i ka thënë kur u zgjodh: “Paqja qoftë me ju të gjithë”.
Postimi përfshin disa nga fotografitë që dokumentojnë ditët e para të tij si papë.
Vatikani ka thënë se do t’i ruajë postimet nga Papa Françesku. Vatikani hapi faqen zyrtare në rrjete sociale në vitin 2012 gjatë mandatit të Papa Benediktit XVI, raportojnë mediat e huaja.
Llogaritë menaxhohen nga zyrtarë të Vatikanit, në emër të papa.