Me ndarjen nga jeta të Papës Françesku, janë vënë në lëvizje mekanizmat për të zgjedhur papën e ri. Tashmë është konfirmuar se procesi do të fillojë më 5 maj, pas përfundimit të periudhës së nëntë ditëve të zisë.

Burimet e Vatikanit thonë se do të kemi të konfimuar emrin e papës së ri brenda një muaji, megjithatë, konklavi, mbledhja e kardinalëve që do të zgjedhin pasardhësin e Papës, pritet të zhvillohet më shpejt se kaq.
Zgjedhja e papës zhvillohet në kushte të rrepta sekrete dhe kardinalët mbyllen në Vatikan derisa të arrijnë një marrëveshje për emrin e papës së ri.
Në përgjithësi, Kolegjiumi i Kardinalëve ka një limit prej 120 kardinalësh me të drejtë vote. Në vitin 2007, Papa Benedikti XVI miratoi një dekret që parashikon se kardinalët duhet të arrijnë një shumicë prej dy të tretash për të zgjedhur papën