Papa Françesku ka reaguar i indinjuar për djegien e Kuranit në Suedi. Në një intervistë me drejtorin e gazetës së Emirateve të Bashkuara Arabe Al Ittihad, Hamad Al Kaabi, ai tha se çdo libër që konsiderohet i shenjtë nga njerëzit e tij duhet të respektohet
“Jam i indinjuar dhe i neveritur nga veprime të tilla. Çdo libër që konsiderohet i shenjtë nga njerëzit e tij duhet të respektohet nga respekti për ata që besojnë në të. Liria e shprehjes nuk duhet të përdoret kurrë si justifikim për të ofenduar të tjerët”.
Kreu i Vatikanit përsëriti se horoskopët dhe fallxhorët nuk mund të jenë pikë referimi për të krishterët, duke paralajmëruar kundër besëtytnive.
“Ka nga ata që e imagjinojnë atë si një lloj magjistari që parashikon të ardhmen, por kjo është një ide supersticioze. Të krishterët nuk besojnë në bestytni si magjia, letra, horoskopi apo gjëra të ngjashme”, nënvizoi Papa.