Kanë dalë pamjet ekskluzive nga momenti i arrestimit të Liam Osmanit, jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, të cilat u transmetuan një ditë më parë në emisionin “Top Story”.
Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i pranishëm në studio, tha se arrestimi në një formë të tillë për një person në kërkim ishte i nevojshëm.
Pjesë nga biseda:
Duma: Kemi pamjet ekskluzive kur 5 trupa policie shoqërojnë Liamin me këtë skrupolozitet dhe këtë pompozitet, i cili, ma lejon Alket të them është show?
Xhaferraj: Liami me rrezikshmëri të ulët.
Curri: Imagjino çdo kishin bërë për një me rrezikshmëri të lartë. Do kishin ardhur 50 vetë.
Duma: Pse?
Shatro: Aty në fakt tre vetë kanë qenë.
Duma: Po të tjerët janë shoqërues të shoqëruesve?
Shatro: Mos janë pjesë e stafit lëvizës.
Nebijaj: Nga Topi jo.
Duma: Nga regjia më konfirmojnë se asnjë nuk është pjesë e stafit tonë. Mos nuk njihni ju stafin tuaj?