Një stuhi ere në kryeqytet ka rrëzuar lisa e shtylla përreth rrugëve me njerëz.
Disa lisa të rrëzuar në lagjen Pejton të Prishtinës dyshohet se ranë mbi dy persona që mbetën nën ta.
Njëri prej tyre ka humbur jetën ka njoftuar Polica. Viktima 30 vjeç sipas policisë ka vdekur në vendngjarje, ndërsa një grua e të njëjtës moshë është dërguar me urgjencë për në spital.
Përveç Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet të mjekëve dhe zjarrfikësit.